A ekziston një lidhje ndërmjet bruksizmit dhe alkoolit, duhanit apo abuzimit me drogëra? Këtë çështje e ka marrë në konsideratë një kërkim sistematik i literaturës që është shfaqur në kopertinën e Jada, gazeta e American Dental Association. Dhe përgjigjja, frut i metanalizës së rezultateve të shtatë studimeve të kryera në kampione të ndryshueshme nga 51 dhe 10.299 pjesëmarrës, është kryesisht pozitive.

Pavarësisht se studimet e para mbi argumentin datojnë më shumë se 45 vjet më parë dhe kanë prodhuar me kalimin e viteve indikacione të shumta në mbështetje të kësaj lidhjeje, një provë konkluzive nuk ishte prodhuar deri më tani. Për korrektësi rishikimi, i koordinuar nga Eduardo Bertazzo-Silveira dhe nga kolegët e tij të universitetit brazilian të Santa Catarina, tregon që bruksizmi lidhet me konsumimin e alkoolit, kafeinës dhe duhanit. Në fakt nuk janë prova të mjaftueshme që të mbështesin me siguri një lidhje analoge me abuzimin e substancave, edhe për shkak të vështirësisë dhe përdorimeve etike në kryerjen e studimeve të këtij tipi.
Alkooli mund të interferojë me gjumin e natës dhe të influencojë fazat, duke shkaktuar një rritje të fortë në përqendrimin lokal të serotoninës, opiateve dhe dopaminës në nivel cerebral. Përveç kësaj kërkuesit kanë gjetur riskun e një aktiviteti elektrik të muskulit maseter, kur alkooli është marrë pak përpara gjumit, duke e bërë bindëse një rritje të shpeshtësisë së episodeve të bruksizmit.
Kafeina është një stimulues i sistemit nervor qendror dhe mund të konsiderohet si substanca psikoaktive më e përhapur në botë. Kjo nuk e bën të rreziks
hme, përkundrazi: studimet shkencore kanë treguar se kafeja ka shumë efekte pozitive në shëndet, megjithatë, nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të ketë lidhje me bruksizmin te personat që janë të predispozuar për të.
Në rastin e duhanit, substanca është shumë e dëmshme, mekanizmi predispozues ndaj bruksizmit mund të lidhet sipas studiuesve me reduktimin e futjes së gjakut në inde. Edhe në këtë rast, janë konsumatorët e përhershëm që përjetojnë një risk më të madh për bruksizmin gjatë natës.
Adelmo Calatroni
