Deprecated: File Theme without header.php is deprecated since version 3.0.0 with no alternative available. Please include a header.php template in your theme. in /home/u128833849/domains/dentalkosova.com/public_html/wp-includes/functions.php on line 6131
Ndikimi i maskerinave transparente dhe aparatëve fiks në shëndetin periodontal – Dental Kosova Ndikimi i maskerinave transparente dhe aparatëve fiks në shëndetin periodontal – Dental Kosova

Ndikimi i maskerinave transparente dhe aparatëve fiks në shëndetin periodontal — DentalKosova Ndikimi i maskerinave transparente dhe aparatëve fiks në shëndetin periodontal – Dental Kosova
Dental Treatment

Ndikimi i maskerinave transparente dhe aparatëve fiks në shëndetin periodontal

Në një studim të publikuar në “Journal of the American Dental Association” autorët kanë bërë një krahasim të shëndetit periodontal të pacientëve që i nënshtrohen një trajtimi ortodontik me maskerina transparente (aligner) dhe atyre që i nënshtrohen një trajtimi me aparate fikse.

Maskerinat ortodontike transparente po përdoren gjithnjë më shumë nga stomatologët, veçanërisht për efikasitetin e tyre, komfortin dhe estetikën. Gjithnjë e më të përdorura për teknologjinë që i karakterizon, ato janë një instrument që ndihmojnë ortodontin në një suport teknologjik aktual, por sidomos efikas.

Objektivi i autorëve, në këtë rishikim sistematik ka qenë krahasimi i shëndetit periodontal te pacientët që i janë nënshtruar trajtimit ortodontik me maskerina ortodontike dhe atyre që i janë nënshtruar një trajtimi ortodontik me aparat fiks. Aparatet ortodontike fikse mund të lehtësojnë grumbullimin e pllakës dhe të dëmtojnë shëndetin e gingivave sepse ngjitjet, llastiqet dhe lidhjet pengojnë larjen me furçë dhe reduktojnë pastrimin natyral nga pështyma.

Nëse pacientët nuk arrijnë të mbajnë një higjienë të mirë orale, pllaka e grumbulluar mund të shkaktojë deminiralizim të smaltit dhe gengivit. Në anën tjetër, maskerinat transparente mund të hiqen nga goja për të larë dhëmbët më mirë dhe për të kryer teknikat e profilaksisë, si edhe lidhen me një risk të reduktuar për zhvillimin e kariesit dhe gengivitit.

Pra, nuk është vetëm mundësia për të pastruar dhëmbët pa pengesa arsyeja e përdorimit të maskerinave transparente por edhe nevoja “automatike” për larjen e tyre sa herë që vihen gjatë ditës, nga tre deri në pesë herë.

Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës

Autorët kanë konsultuar në mënyrë sistematike burimet konvencionale (PubMed, Web of Science, Cochrane Library ed Embase) për të grumbulluar studimet që lidhen me këtë tema

tikë.

Pasi kanë ekstraktuar të dhënat dhe kanë vlerësuar cilësinë e kërkimeve, kanë kryer një meta-analizë dhe një trial sequential analysis. Për të vlerësuar cilësinë e provave autorët kanë përdorur Grading of Recommendations Assesment, Development and Evaluation System.

Rezultatet

Rezultati i një kërkimi të tillë kanë qenë nëntë studime të futura në analizë. Nga rezultatet ka dalë që maskerinat transparente janë më të përshtatshme për shëndetin periodontal, duke përfshirë indeksin e pllakës (diferenca mesatare [MD] 0,53, intervali i besueshmërisë 95% [CI] nga 0,85 në 0,20, P ¼ 0,001), indeksi gingival (MD 0,27; 95 % CI, nga 0,37 në 0,17; P <0,001) dhe thellësinë e sondimit (MD 0,35; IC 95%, da 0,67 a 0,03; P 1/4 .03), në krahasim me aparatet ortodontike fikse.

Megjithatë, rezultati i trial sequential analysis ka treguar një rezultat të metaanalizës shumë pozitiv

 

për thellësinë e sondimit. Për këto arsye autorët kanë ulur nivelin e provave për shkak të riskut të biasit dhe mospërputhjeve.

Konkluzionet

Brenda limiteve të këtij rishikimi sistematik, maskerinat transparente janë më të mira për shëndetin periodontal në krahasim me aparatet fikse, megjithatë sipas provave me cilësi mesatare. Për këtë arsye janë të nevojshme RCT me cilësi të lartë për të prodhuar një rekomandim klinik konkluziv.

Një konsideratë e tillë është e rëndësishme sepse lejon propozimin e maskerinave transparente te pacientët me një vlerë të konsiderueshme të shtuar, jo thjesht të efikasitetit të rezultatit okluzal por edhe të shëndetit dhe kujdesit të indeve të forta dhe të mbështetjes së dhëmbëve.

Për më shumë informacion:

Qian Jiang, Jialing Li, Li Mei, Jing Du, Luca Levrini, Gian Marco Abbate, Huang Li. Periodontal health during orthodontic treatment with clear aligners and fixed appliances.

🦷 Ready for a Free Consultation?

Our specialist doctors in Prizren offer world-class dental care at affordable prices.

Book via WhatsApp